Gjyqtari sapo kishte pezulluar ndeshjen për shkak të fillimit të një stuhie
Një lojtar humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën pasi rrufeja goditi një fushë futbolli në Peru, në Huancayo, në lagjen Chilca, ku po luhej një ndeshje mes Juventud Bellavista dhe Familia Chocca.
Sipas raportimeve të mediave peruane, arbitri sapo kishte pezulluar ndeshjen në stadiumin Coto Coto për shkak të fillimit të një stuhie dhe, ndërsa lojtarët u tërhoqën në dhomat e zhveshjes, rrufeja goditi disa lojtarë. Futbollisti i vrarë u identifikua si Hugo De la Cruz Meza, 39 vjeç. Transmetuesi peruan RPP raporton se të plagosurit janë: Juan Chocca Llacta, 42 vjeç, Erick Estiven Ccente Cuyllor, 19 vjeç, Cristian César Pituy Cahuana, 24 vjeç dhe një 16 vjeçar emri i të cilit nuk u raportua.