Sportisti tashmë i famshëm, Lamine Yamal, u përfol se ishte në një lidhje me Alex Padilla, me të cilën ka shpërndarë edhe foto ne rrjetet sociale, e cila u pa pranë familjes së futbollistit gjatë “Kampionatit Euro 2024”.
Së fundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku Padilla shihet në prehrin e një djali tjetër.
Mirëpo ky detaj nuk i ndaloi fansat ta akuzonin Alex për tradhëti, ndërsa u vu re se Padilla dhe Yamanl nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale, si dhe kishin fshirë të gjitha fotot së bashku.
“Alex, nuk po mund të besoj se e ke tradhtuar Lamine dhe kam prova”, ka shkruar një ndjekës.
Dhe, ajo u përgjigj: “Nuk kam tradhtuar askënd, nuk do të mund ta bëja kurrë këtë”, theksoi ajo.
Alex Padilla mori vëmendje të madhe dhe u përfol si e dashura e Lamine në Kampionat Evropian.
Pas publikimit të lidhjes së tyre çifiti u pa bashkë me pushime në Milano dhe Greqi, ku festuan dhe fitoren në Kampionat.