Tirana humbi me rezultatin minimal 1-0 "finalen e mbijetesës" me Teutën, duke e parë veten me një këmbë në Kategorinë e Parë.
Goli i vetëm u shënua nga Beshiraj në minutën e 80.
Kur Tirana ishte pranë kalimit në avantazh, Jarmouni gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për bardheblutë.
Ndërkohë, me këtë triumf Teuta shpëton nga rënia dhe sezonin e ardhshëm do të jetë në Kategorinë Superiore, ndërsa fati i bardhebluve do të vendoset të dielën e ardhshme.
Në ndeshjet e tjera, Bylisi mposhti Partizanin 1-0, duke e nxjerrë nga "Final Four".