Sport

Sportistët që janë të suksesshëm edhe jashtë fushave! Ata kanë fituar miliona falë bizneseve të tyre personale, mes tyre edhe Harry Kane

Shkruar nga Liberale

Sportistët që janë të suksesshëm edhe jashtë

Harry Kane është bërë pjesë e listës së personave të pasur nga The Sunday Times, pasi biznesi i tij personal e ka ndihmuar atë që të fitoj miliona euro jashtë futbollit.

Kjo listë e titullar ‘The Sunday Times Rich List ’40 Under 40’, e personave nën moshën 40-vjeçare, shfaq personat e famshëm britanik nga fusha të ndryshme si muzika, sporti dhe biznesi.

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, është personi më i pasur në këtë listë, me një pasuri prej 350 milionë eurosh.

Ndërkohë, ylli i Bayern Munich, Harry Kane, është pjesë e listës në vendin e 35-të, teksa pasuria e tij qëndron rreth 76 milionë euro në krahasim me vitin paraprak (51 milionë euro).

Rich List detajon se si kapiteni i Anglisë ka fituar miliona euro jashtë fushave të futbollit, kjo falë një biznesi të tij personal.

Sipas The Sun, Kane ka akumuluar një portofolio pronash, që sipas të dhënave nga shkurti i vitit të kaluar, kap vlerën e 13.1 milionë eurove.

Është thënë se kompania mban emrin Edward James Investmens, Edward që është emri i mesëm i Kane, kompani të cilën e mban së bashku me prindërit dhe vëllaun e tij.

Kane nuk është i vetmi reprezentues anglez i cili ka krijuar biznes pronash, pasi edhe ish-ylli i Manchester Cityt, Micah Richards, ka qenë i përfshirë në biznesin e pronave që nga mosha e hershme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH