Sport

Skiatorja Lara Colturi do të vijojë të përfaqësojë ngjyrat kuqezi!

Shkruar nga Liberale

Skiatorja Lara Colturi do të vijojë të përfaqësojë

Skiatorja Lara Kolturi do të vazhdojë të përfaqësojë Shqipërinë në ski. Ndonëse ishte njoftuar dëshira e skiatores italiane për t’u larguar, Federata e Skive ka njoftuar lajmin e mirë për rinovimin e kontratës.

Tashmë Kolturi do vazhdojë kështu edhe për të paktën 1 vit duke përfaqësuar ngjyrat kuqezi.

“Një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Federatën Shqiptare të skive. Është arritur një marrëveshje që atletja Lara Kolturi të vazhdojë të garojë për Shqipërinë dhe për sezonin 2025-2026.

Po punohet intensivisht për detajet e kontratës. I urojmë Larës suksese në shkollë këto ditë, përveç sportit dhe karrierës në sport Lara mbyll këtë vit studimet e shkollës së mesme. Suksese Larës dhe Shqipërisë në Lojërat Olimpike”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Skive.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH