Sport

Partizani, skuadra më e rregullt shqiptare në Ligën e Konferencës

Shkruar nga Liberale.al

Partizani, skuadra më e rregullt shqiptare në Ligën e

Partizani është ekipi shqiptar që ka marrë pjesë më shpesh në Ligën e Konferencës, që kur ky kompeticion u krijua. “Të kuqtë” do të marrin pjesë për herë të pestë radhazi këtë vit, dhe kanë arritur të kalojnë disa ture në tre nga katër pjesëmarrjet e mëparshme.

Gati për grupet

Dy vite më parë, Partizani ishte shumë pranë për të arritur në fazën e grupeve. Fillimisht u eliminuan nga BATE Borisov në Champions, por më pas kaluan dy kundërshtarë në Ligën e Konferencës: Atletik Eskaldes nga Andorra dhe Valmiera nga Letonia. Në fund u ndalën nga Astana e Kazakistanit në ndeshje shumë të luftuara.

Rivalët më të vështirë

Skuadra që i ka krijuar më shumë probleme Partizanit është ajo gjeorgjiane, Iberia 1999 (dikur Saburtalo). Dy herë janë përballur dhe në të dyja rastet Partizani u eliminua. Një tjetër humbje pa reagim ishte kundër Bazelit, ku “të kuqtë” humbën 5-0 në total në vitin 2022.

Fitoret më të thella

Një nga fitoret më të bukura ishte kundër ekipit moldav Sfintul George, ku Partizani fitoi 5-2 në ndeshjen e parë dhe 8-4 në total. Ky ishte një nga raundet më të suksesshëm për “të kuqtë”.

Golashënuesi më i mirë

Tedi Cara është golashënuesi më i mirë i Partizanit në Europë, me 9 gola, ku 8 prej tyre i ka shënuar në Ligën e Konferencës. Nga ekipi aktual, vetëm Keko dhe Bintsuka kanë shënuar në këtë kompeticion. Keko pritet të jetë pjesë e skuadrës, por për Bintsukën nuk ka siguri.

Penalltitë dhe përvoja

Në këto katër vite, Partizani ka shënuar 4 penallti dhe ka pësuar po aq. Vetëm një herë ka pasur ndeshje të vendosur me penallti, ku humbën kundër Iberias në “Arenën Kombëtare”.

Avantazhi në short

Për shkak të rezultateve pozitive në vitet e fundit, Partizani tani është në vazon e ekipeve favorite për shortin e turit të parë. Kjo do të thotë se mund të ndeshet me ekipe më të dobëta në letër. Tani mbetet për t’u parë nëse do të përfitojnë nga ky avantazh për të shkuar më tej.

 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH