Sport

“Paqe” dhe dy gola të anuluar në Tirana-Vllaznia, përfundon “shterpë” edhe Teuta-Elbasani

Shkruar nga Liberale

“Paqe” dhe dy gola të anuluar në Tirana-Vllaznia,

Dy ndeshjet e fundit për javën e 29-të nuk prodhuan fitues. Klasikja e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë u mbyll në barazim pa gola.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, kryeqytetasit e gjetën dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë me Prengajn dhe Ernest, por në të dyja rastet golat u anuluan për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë ishte më i qetë, me dy ekipet që në fund u pajtuan me barazimin.
Vllaznia mban vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa Tirana ndodhet në vendin e tetë me 30 pikë.

Në barazim pa gola u mbyll edhe ndeshja mes Teutës e Elbasanit. Takimi në “Niko Dovana” të Durrësit kishte raste të shumta për shënim, por ekipet gabuan në metrat e fundit.

Elbasani mbetet në vendin e pestë me 36 pikë, ndërsa Teuta e parafundit me 29 pikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH