Sport

Media italiane e bën të sigurt, Juventusi dëshiron mbrojtësin shqiptar që në janar

Shkruar nga Liberale

Media italiane e bën të sigurt, Juventusi dëshiron

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli është dëshirë e Juventusit dhe Interit. Derbi për yllin e prapavijës së Empolit është bërë më interesant, me Ismajlin që mund të jetë zëvendësuesi i të dëmtuarit Bremer te bardhezinjtë që në janar.

Nëse Empoli vazhdon të jetë një nga mbrojtjet më pak të mposhtura në Serie Ai, meritat mbi të gjitha i takojnë Ardian Ismajlit, shkruan Calciomarcato. Ismajli është befasia e vërtetë e këtij fillimi të sezonit me Roberto D’Aversa në stol.

Ai mbërriti në Toskanë në verën e vitit 2021 nga Spezia për rreth 2 milionë euro, sot vlera e tij në kuptimin absolut do të ishte tepër më e lartë. Sidoqoftë, lirimi me pagesë të majme është i domosdoshëm sepse kontrata e tij aktuale, e cila skadon më 30 qershor 2025 ose në fund të sezonit, e bën atë në të gjitha aspektet një transferim të mundshëm të lirë për verën e ardhshme.

Ka dy rrugë që mund të merren sot dhe njëra të çon në Torino te Juventusi në janar dhe tjetra e ndarë mes Interit dhe Napolit verën e ardhshme.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
    41%
  • Jo!
    59%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH