Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer në moshën 40-vjeçare, duke ruajtur një gjendje të mirë fizike dhe duke mbetur titullar për Al Nasr. Në fakt synimi i tij është Botërori 2026, ku do të jetë 42 vjeç.
Sipas Daily Mail, një nga “sekretet” e gjendjes së tij fizike mbresëlënëse duket të jetë një pjatë e veçantë portugeze, “Bacalhau à Brás”. Është një recetë tradicionale me merluc, qepë, patate dhe vezë, të cilën e ka dashur që në fëmijëri. Në fakt, në restorantin e tij në Lisbonë, pjata bëhet sipas recetës së nënës së tij. Kjo është një mënyrë që ai të mbajë të gjalla kujtimet nga fëmijëria, gjë që i jep forcë.
Ronaldo, sigurisht, ndjek një dietë strikte të pasur me proteina, duke shmangur sheqerin dhe alkoolin. Rezultatet e këtij formati të veçantë flasin vetë. Këtë vit ai tashmë ka 28 gola me skuadrën e Riadit, pavarësisht se Al Nasr nuk ka sezonin më të mirë dhe është larg majës.