Sport

Juventus KAMPION/ Mposht në finale Atalantan, fiton Kupë e Italisë

Shkruar nga Liberale

Juventus KAMPION/ Mposht në finale Atalantan, fiton Kupë e

Juventusi kam fituar në finale të Kupës së Italisë ndaj Atalantas me rezultat 1-0 për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali.

Zonja e Vjetër e nisi furishëm ndeshjen, duke shënuar që në minutën e tretë, ku Dusan Vlahovic gjeti rrjetën pas asistimit nga Andrea Cambiaso për 1-0.

Atalanta e pati më shumë posedimin në pjesën e parë, por që nuk arriti të krijonte ndonjë rast të madh, pasi mbrojtja e Juventusit nuk lejoi.

Me të filluar pjesa e dytë, Bianconerët kërkuan penallti, pas rrëzimit në zonë të Vlahovic, por gjyqtari Fabio Maresca nuk mendoi ashtu.

Në minutën e 72-të, Juventusi gjeti dhe golin e dytë pas një goditje me kokë të Vlahovic, por që pas rishikimit të VAR, u anulua për pozitë jashtë loje.

Ratin e parë të mirë, Atalanta e kishte në minutën e 79-të, kur Ademola Lookman gjuajti bukur, por topi gjeti vetëm shtyllën.

Juventusi u përgjigj me goditjen e bukur të Fabio Miretti, që edhe kjo u ndal në shtyllë.

Deri në fund ndeshja nuk solli më asgjë dhe Juventusi e mbylli vitin me një trofe të fituar. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH