Sport

Granit Xhaka i paska numrin e celularit legjendës së futbollit

Shkruar nga Liberale

Granit Xhaka i paska numrin e celularit legjendës së futbollit

Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një formë jetësore te Bayer Leverkuseni.

Lojtari shqiptar me pasaportë zvicerane me lojën e tij po i ndihmon Farmaceutikët që të fitojnë titullin e parë në Bundesligë.

Loja e tij e llahtarshme është duke i befasuar të gjithë dhe mund të thuhet se deri më tani ka qenë mesfushori defanziv më i kompletuar.

Bundesliga i ka bërë një analizë lojës së Xhakës, ku pasimet e tij po neutralizojnë çdo kundërshtar.

Me vetëm një pasim, mesfushori hapë lojën e ekipit dhe zë jashtë lojë tre lojtarë kundërshtarë.

Në mesin e shumë lojtarëve, Xhaka është pyetur se kush është personi më i famshëm që ia ka numrin në telefon.

Mesfushori shqiptar zgjodhi Cesc Fabregasin, legjendën e Arsenalit dhe të Spanjës. 

Granit Xhaka i paska numrin e celularit legjendës së futbollit

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH