Ndeshja Shqipëri-Çeki ka sjellë fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës me qindra shqiptarë kryesisht nga Tetova, Struga, Kumanova, të cilët i janë drejtuar Tiranës për të ndjekur kombëtaren shqiptare.
Vlen për t'u theksuar se tifozët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë ndër më besnikët e kombëtares pasi në çdo ndeshje të saj ata e ndjekin dhe mbështesin atë si kombëtaren e zemrës.