Sport

Elbasani zyrtarizon goditjen e radhës, Esin Hakaj vishet verdheblu

Shkruar nga Liberale
Elbasani zyrtarizon goditjen e radhës, Esin Hakaj vishet verdheblu

Elbasani duket se e ka marrë seriozisht forcimin e ekipit për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në elitë, ku si synim kanë kapjen e një prej 4 vendve të para për të luajtur në finalet e “Final Four”.

Pas afrimeve të lojtarëve si Kristian Dros, Emiljano Mustës, Bruno Lulajt apo ish-mesfushorit të kombëtares, Kristi Qoses, ditën e sotme Elbasani ka zyrtarizuar edhe afrimin e mbrojtësit të majtë të Vllaznisë, Esin Hakajt.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi verdheblu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Hakaj ishte në negociata prej kohësh me Elbasanin dhe falë këmbënguljes së drejtuesve të klubit, u bë e mundur arritja e marrëveshjes mes palëve.

Elbasani bëhet kështu stacioni i radhës për mbrojtësin shkodran, që në të shkuarën ka qenë pjesë e Vllaznisë, Partizanit e Teutës dhe me eksperiencën e tij pritet të jetë një vlerë e shtuar për verdheblutë në Kategorinë Superiore.

Vlen të theksohet fakti se “timoneri” i Elbasanit në Kategorinë Superiore do të jetë tekniku italian Roberto Bordin, ish-trajneri i Moldavisë dhe i Sherif Tiraspol.

“Esin Hakaj është verdheblu.

Esin Hakaj vjen në Elbasan pas 3 sezonesh me ekipin e Vllaznisë. Ai ka pasur eksperienca të mëparshme me skuadra si Partizani dhe Teuta. Hakaj afrohet në familjen verdheblu për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.”, ka shkuar klubi i Elbasanit në prezantimin e Hakajt.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
    41%
  • Jo!
    59%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH