Një trajner futbolli ka kërcënuar një gjyqtare 17-vjeçare të takimit, duke u futur me forcë në dhomat e zhveshjes dhe i thënë se "duhet të përfundosh si Ilaria Sula, duhet të ishe vrarë kur ishe e vogël". Kjo e fundit u vra pak javë më parë në Itali nga i dashuri, Mark Antony Samson.
Kjo deklaratë e rëndë e tij, mori kritika të ashpra në opinionin publik. Në pushimin mes pjesëve në Terni, gjatë ndeshjes mes Sangemini dhe Sporting Terni, trajneri Ernesto Galli i Sporting Terni u fut me forcë në dhomat e zhveshjes dhe kërcënoi gjyqtaren me tone të larta.
"Duhet të ishe vrarë kur ishe e vogël. Duhet të përfundosh si Ilaria. Në këtë pikë nxirren thikat", raportohet të jetë kërcënuar gjyqtarja.
Për këtë arsye, gjyqtari sportiv ka pezulluar deri më 31 dhjetor 2028 Ernesto Gallin, trajnerin që ka kryer shkeljet, përveç gjobës me 500 euro për klubin.