Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, ka ndarë një foto të rrallë me të atin kur ajo ishte e vogël.
“89 vjeç. Sot është herë e parë që babi ka ditëlindjen por nuk është më i kësaj bote…”, shkruan ajo krahas fotos që e ka shoqëruar me simbolikën e zemrës dhe të lutjes.
Besiana Kadare e ka ndarë foton e rrallë me të atin sot, në ditëlindjen e tij.
Edhe në Gjirokastër u shënua sot 89 vjetori i lindjes së shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare. Ndryshe nga përvjetorët e tjerë 28 janari i këtij viti është i pari pa Kadarenë , i cili u nda nga jeta korrikun e vitit të shkuar. Miq të shkrimtarit vlerësojnë lart figurën e tij ndërsa në shtëpinë e lindjes kthyer në muze qindra vizitorë prekin nga afër jetën e Kadaresë dhe veprat e tij letrare.
/Liberale.al/