Në landin North Rhine-Westphalia në Gjermani, një avion i vogël është rrëzuar mbi një kompleks banesash, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Ngjarja ndodhi kur avioni goditi fasadën e një ndërtese dhe më pas ra në oborrin e saj, ku shpërtheu në flakë.
Sipas gazetës Rheinische Post, piloti i avionit ishte duke u përpjekur të ulej në aeroportin e Mönchengladbach, por për shkak të një problemi me motorin, ai u detyrua të devijojë dhe përfundoi duke u rrëzuar.
Piloti është një nga viktimat e aksidentit. Ende nuk dihet saktësisht se kush ishte personi tjetër që humbi jetën.