Vepra e realizuar nga Hajdar Danjolli
Në ditëlindjen e 70-të të piktorit Hajdar Danjolli, gjithashtu edhe pedagog i degës së pikturës, një ndër veprat e tij artistike është Vajza me çifteli.
Hajdar Danjolli u lind me 26 Qershor 1954 në Kukës. Nga viti 1969-1973 ka kryer Liceun Artistik “Jordan Misja” , Dega e Arteve Figurative në Tiranë.
Disa nga veprat e tij ndodhen në Galeri dhe Koleksione Private si në:
Galeria Kombëtare Tiranë, Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Greqi, Angli, Gjermani, Austri, Hollandë, Poloni, Egjypt, Afrikë, Sh.B.A etj.
Karriera e Hajdar Danjolli
Nga viti 1974-1978 ka kryer studimet e Larta Universitare në Institutin e Lartë të Arteve (Universiteti i Arteve) në Tiranë dhe është diplomuar me titullin Piktor, Specialiteti Tekstil.
Në vitin 2017 mori gradën shkencore ‘Doktor’ në fushën Etnologji dhe Folklor, Specialiteti Etnologji, pranë Akademisë të Studimeve Albanologjike-Tiranë, me temë ‘Tekstilet popullore në Malësia e Gjakovës”.
2001 - 2019 - Pedagog (Atelje e Tekstilit) në Liceun Artistik “Jordan MISJA” Tiranë.
1989 – 1994 - K/Inxhinjer (Drejtues Teknik dhe Artistik) në Nd/ja Artistike Kukës.
1983 – 1987 - Pedagog (Atelje e Tekstilit) në I.L.A sot (Universiteti i Arteve) Tiranë.
- Aranxhimi dhe ngritja e Muzeut Historik në qytetin Bajram Curri – Tropojë.
Krijimi dhe realizimi në material i shtrojeve (tapiceri) për sallat e Muzeut dhe sixhaden murale (gobelinë) me dimensione 06 x 04 m, në hyrje të Muzeut.
1980 - Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
1978 dhe nè vazhdim - Bashkëpunëtor Artistik në Kombinatin e Tekstileve, Tiranë.
1977 – 1989 - Arkitekt skene dhe Skenograf në Pallatin e Kulturës “Dardania”, B.Curri.