Më 11 shkurt 1920, Tirana u zgjodh kryeqytet. Sot, kryeqyteti ynë mbush 105 vjet krijim.
Organet e shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi i Lushnjës, siç ishin Këshilli i Naltë dhe qeveria me në krye Sulejman bej Delvinën, u vendosën në Tiranë, pikërisht në atë ndërtesë, ku tiranasit kishin ngritur flamurin kombëtar në vitin 1912.
Sot Liberale.al ka përzgjedhur pikturën "Tirana" të artistit të madh, Ibrahim Kodrës e realizuar në vitin 1938, që pasqyron kryeqytetin në një periudhë të qetë.
Ibrahim Kodra lindi në fshatin Likmetaj të Ishmit më 22 prill të vitit 1918 dhe u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano, ku ndodhet edhe një shtëpi muze e piktorit më të madh shqiptar.
Gjatë gjithë jetës së tij, artisti me ndikim në botën europiane të kulturës, realizoi 6000 piktura, ndërsa vetëm 2000 prej tyre janë regjistruar dhe dokumentuar.
Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në "Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës", në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik.
Picasso, thoshte se dhe firma e tij është një vepër arti. Një prej pikturave më të njohura të tij është “Shqipëria Fantastike”, të cilën thuhet se piktori e ka realizuar pasi u mbyll në shtëpi për një muaj rresht.
Kodra lëvroi gjatë gjithë jetës së tij rryma të ndryshme të pikturës, si: Abstraksionizmin, artin informal, surrealizmin, kubizmin, periudhën fondomarino.
Ai është vlerësuar nga poeti Pol Elyar si zanafilla e një qytetërimi të ri dhe ka lënë për Shqipërinë një pasuri e cila nuk mund të matet dhe çmohet.
Ibrahim Kodra u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, në Milano, qytetin ku kaloi vitet më të rëndësishme të karrierës së tij.