Showbiz

Parashqevi SIMAKU rrëfen për herë të parë jetën dhe dramat e saj

Shkruar nga Liberale

Parashqevi SIMAKU rrëfen për herë të parë jetën

Ishte dhjetor 2024, kur publiku shqiptar u trondit me mënyrën si Parashqevi Simaku “u rishfaq”. E pastrehë, që jetonte me ndihma vullnetare në rrugët e New York, ishte kjo gjendja e saj. Pavarësisht kësaj, e vetmja gjë që ajo nuk kishte humbur ishte mirësia në portret dhe buzëqeshja që e identifikon.

Pas disa peripecish, por edhe momenteve të shumëpritura për të, siç ishte takimi me djalin, ajo sot duket e qetë dhe në paqe me veten. Për emisionin “Opinion”, përballë Blendi Fevziut nl Tv Klan ajo u shpreh se gjithçka ndodhi me të, ishte zgjedhje e saj.

Komplet e izoluar nga lajmet lidhur me Shqipërinë apo familjen, ikona e muzikës shqiptare ka jetuar nga koha e pandemisë deri në fund të vitit të shkuar në rrugët e New York, në SHBA. Në rrëfimin e saj për “Opinion”, ajo tregon se kjo gjë ishte plotësisht zgjedhja e saj.

“Jetoja më së shumti në Times Square. Ndonjëherë lëvizja lart e poshtë, kur ishte vapë vija tek lumi, natën pastaj shkoja prapë atje.”

Thotë se nuk kishte frikë dhe se e shpenzonte kohën në telefon.
“Dola në rrugë këto katër vjet sepse s’kishte njeri të gjallë në New York, ishte bosh.”
Interesant është fakti se gjatë kësaj kohe të vështirë, ka lexuar të gjithë librat fetarë.

“Çdo të premte në darkë duhet të shkoje të këndoje këngë për engjëjt, gjëja më e mrekullueshme që kam përjetuar ishte se burri me gruan nuk prekeshin, traditë e ortodoksëve hebrenj. Jetonin jetë të shenjtë. Sidomos gruaja nuk duhet të këndojë kurrë! Kisha për të ngrënë, për të pirë, s’më duheshin lekët. Çdo njeri hidhte para aty! Edhe sot e kësaj dite, mund të të tregoj qendrat për të studiuar, ngrënë, për punë. Falas! Vëllait i thashë nuk do u bëj dot telefon se do vazhdoj këto studimet”, tha Simaku.

“S’kam marrë kurrë asnjë aspirinë”, tregoi ajo, duke shtuar se shumë njerëz e kanë ndihmuar.
Një njeri mund të ikë nga Shqipëria, por vështirë që t’i nxjerrësh atdheun nga zemra. E këtë na e vërteton më së miri këngëtarja Parashqevi Simaku.

Pjesë nga Intervista:

Blendi Fevziu: Do vish në Shqipëri?

Parashqevi Simaku: Kismet Zotit, ishalla!

Blendi Fevziu: Fiks si kavajse je përgjigjur

Blendi Fevziu: Si u ndjeve kur erdhe në Tiranë, kishte njerëz që të ngacmonin?

Parashqevi Simaku: Asnjëherë!

Blendi Fevziu: Ke qenë komode në jetën tënde?

Parashqevi Simaku: Isha shumë e thjeshtë, asnjëherë nuk lyhesha, edhe kur shkova në shkollë. Vishesha shumë thjeshtë.

Blendi Fevziu: Sa vjeç ishe kur re në dashuri?

Parashqevi Simaku: S’kam rënë kurrë në dashuri!

Blendi Fevziu: Asnjëherë?! Në jetën tënde? As në gjimnaz, s’kishe ndonjë dashuri platonike?

Parashqevi Simaku: Jo! Kam pasur fatin që më kanë dashur…

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH