PIKTURA E REALIZUAR NGA IBRAHIM KODRA
Si sot, 106 vjet më parë, më 22 prill 1918, lindi në Ishëm, Ibrahim Kodra, piktori kubist shqiptar.
Piktori që kurrë nuk e hoqi penelin nga dora, por që gjithashtu nuk iu nda aktivitetit fizik dhe instrumentave muzikore.
Poeti Eluard e quajti atë “primitivi i një civilizimi të ri”. Jetën dhe punën e tij e tregon vetë në “Të parë nga afër – Visti da vicino”.
Kodra ishte tetë ose nëntë vjeç kur një mjeshtër i zellshëm i oborrit të mbretit i foli sovranit për një djalë që pikturonte si një piktor i madh. Mbreti dhe mbretëresha e birësuan (adoptuan). Nuk është një fabul, as historia e një piktori të Rilindjes. Por legjenda e Kodrës. I lindur më 1918 në Tiranë në Shqipëri në kohën e Mbretit Zog, ai u adoptua nga ky i fundit me premtimin e mbretëreshës për ta dërguar për të studiuar në Itali. Dhe kështu ndodhi.
Ibrahim Kodra, piktori më i madh shqiptar dhe ndër më të mëdhenjtë e Evropës dhe botës, u nda nga jeta me 8 shkurt 2006 në Milano të Italisë në moshën 88-vjeçare.