Vepra më lart e përzgjedhur sot nga Liberale.al, është realizuar nga piktori Foto Stamo në vitin 1958.
Aty pasqyrohet një portret i thjeshtë dhe elegant i një gruaje, ku figura e saj është e përqëndruar në detaje të detaje të fytyrës duke shprehur kështu një ndjeshmëri të thellë.
Piktori Foto Stamo, ka lindur në Janar 1914 në Erind, Gjirokastër, në fshatin ku lindën Heronjtë e Popullit: MistoMame, MihalDuri dhe komunisti i orëve të para, dëshmori Lato Braho.
Me shumë dashamirësi prof. Foto Stamo ka ndihmuar vazhdimisht artistët, veçanërisht artistët e rinj, në krijimtarinë e tyre me brendi të shëndoshë dhe nivel të lartë artistik.
Së bashku me ta, ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare të artit figurativ. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Artit janë ruajtur 125 punime të Artistit të Popullit Foto Stamo.
Prof. Foto Stamo, është konsideruar si njeriu që ka mbajtur ekuilibrin në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Me përkushtimin dhe organizimin e tij operativ dhe tepër njerëzor, ka ndihmuar shumë përparimin e artit shqiptar. Është vlerësuar dhe dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me titullin e lartë "Artist i Popullit".