Arte

PIKTURA E DITËS: “Një shqiptare” – Vepra e vitit 1831 e Erwin Speckter, piktorit fatkeq gjerman

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: “Një shqiptare” – Vepra e vitit

Piktori gjerman Erwin Speckter i ka dedikuar një portret gruas shqiptare. Piktura njihet si “Një Shqiptare” dhe i përket vitit 1831. Piktura ndodhet në një ndër muzetë e Hamburgut.

Ajo nxjerr në pah veshjet tradicionale të gruas shqiptare. Gruaja shqiptare mban një enë në dorë. Sipas traditës së atyre viteve, gratë shqiptare shkonin dhe mbushnin ujë për nevojat shtëpiake te çezma më e afërt e fshatit.
Erwin Speckter (18 korrik 1806- 23 nëntor 1835) ishte një piktor gjerman, i lidhur shpesh me lëvizjen Nazarene.

Në vitin 1823 (me mbështetjen e Carl Friedrich von Rumohr ) ai, vëllai i tij dhe Carl Julius Milde , një tjetër piktor aspirant, udhëtuan nëpër Gjermaninë Veriore, duke studiuar monumentet antike, por ai u ndikua gjithashtu duke parë veprat e Friedrich Overbeck në Lübeck. Dy vjet më vonë, ai studioi në Mynih me Peter von Cornelius dhe e ndihmoi atë me dekorimet e tij për lozhën në Alte Pinakothek.

Nuk dihet se nga është frymëzuar piktori gjerman me portretin e gruas shqiptare.
Ai qëndroi katër vjet në Itali (kryesisht Romë), ku iu përkushtua kryesisht pikturave fetare, dhe besohet se, ose nga ndonjë porosi prej klientëve, ose nga ndonjë udhëtim në Shqipëri, është njohur me traditat e popullit tonë, në realizimin e pikturës.

Piktori u kthye përsëri në Hamburg në 1834, ku filloi të vinte në punë idetë e tij të reja, duke projektuar afreske për rezidencën zyrtare të Kryetarit të Bashkisë. Gjatë kësaj pune, astma (që e kishte pllakosur prej vitesh) u përkeqësua dhe sulmet u bënë më të shpeshta. Ai vdiq shpejt pas kësaj, në moshën 29 vjeç, duke lënë shumë vepra të papërfunduara.

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH