Vepra më lart është realizuar nga artisti Faik Skopeci, i cili ka pikturuar një grua me veshjen tradicionale mirditore. E shpallur si “Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”, veshja tradicionale e gruas mirditore rrok historinë e lashtë e vijon të trashëgohet nga brezi në brez.
Faik Gani Skopeci, ka lindur më 5 prill 1967 në Prrenjas të Librazhdit. Në periudhën 1982 - 1986, ai ndoqi studimet në shkollën e mesme bujqësore "Arif Kuka", Karkavec, LibrazhdNë periudhën 1987 - 1991, Faik Skopeci ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake në Tiranë. Ai është titulluar oficer aktiv në vitit 1991.
Në karrierën e tij ushtarake 22 vjeçare ka kryer detyra dhe funksione të ndryshme në strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).
Krijimtaria artistike piktura është pasioni i kahershëm i tij. Peizazhi mësëshumti pëlqehet dhe zë një vënd shumë të rëndësishëm në punimet e tij.
Ai filloi të pikturojë, që në moshë të vogël, por për arsye të edukimit dhe punës, ai nuk e ushtroi për një kohë të gjatë këtë pasion të tij.
Në maj të vitit 2001, Faiku hapi ekspozitën vetjake në Shkollën Ushtarake të Xhenios në Izmir të Turqisë, me vepra të krijuara gjatë periudhës së studimit shtatë mujorë në fushën ushtarake në këtë shkollë.
Në nëntor 2012, ai mori pjesë në ekspozitën e përbashkët me pjesëmarrjen e krijuesve ushtarakë, nga të gjitha strukturat e FARSH, e hapur në Qendrën e Kulturës të FA të Shqipërisë.
Nga viti 2003 deri në vitin 2012, ka bashkëpunuar me shtypin ushtarak ku ka botuar artikuj të ndryshëm në lidhje me veprimtarinë e Brigadës së Xhenios dhe të Komandës Mbështetëse.