Arte

PIKTURA E DITËS: "Gruaja me shportë, 1940" - Nga artisti i mirënjohur Foto Stamo

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Gruaja me shportë, 1940" - Nga artisti i

Vepra më lart e përzgjedhur sot nga Liberale.al, është realizuar nga piktori Foto Stamo në vitin 1940. 

Artisti tregon një grua me shportë në duar, duke e paraqitur jetën e thjeshtë dhe punën e përditshme, ku thekson realitetin dhe ngjarjet e zakonshme të jetës rurale të kohës.

Piktori Foto Stamo, ka lindur në Janar 1914 në Erind, Gjirokastër, në fshatin ku lindën Heronjtë e Popullit: MistoMame, MihalDuri dhe komunisti i orëve të para, dëshmori Lato Braho.

Me shumë dashamirësi prof. Foto Stamo ka ndihmuar vazhdimisht artistët, veçanërisht artistët e rinj, në krijimtarinë e tyre me brendi të shëndoshë dhe nivel të lartë artistik.

Së bashku me ta, ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare të artit figurativ. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Artit janë ruajtur 125 punime të Artistit të Popullit Foto Stamo.

Prof. Foto Stamo, është konsideruar si njeriu që ka mbajtur ekuilibrin në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Me përkushtimin dhe organizimin e tij operativ dhe tepër njerëzor, ka ndihmuar shumë përparimin e artit shqiptar. Është vlerësuar dhe dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me titullin e lartë "Artist i Popullit".

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH