7 mars 1887 është dita kur në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe.
Mësuesi dhe drejtori i parë i saj (Pandeli Sotiri), e filloi mësimin në gjuhën shqipe fillimisht me 35 nxënës(djem dhe vajza).
Lëndët mësimore ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik.
Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.
Kështu që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si “dita e mësuesit” për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.