Aktualitet

Tronditet Lushnja/ Ekzekutohet me kallashnikov biznesmeni (EMRI)

Shkruar nga Liberale
Tronditet Lushnja/ Ekzekutohet me kallashnikov biznesmeni (EMRI)

Qyteti i Lushnjës është tronditur mëngjesin e sotëm nga një vrasje me armë zjarri. Besmir (Besi)  Hida, 35 vjeç, është qëlluar me breshëri kallashnikovi e për pasojë ka humbur jetën. Viktima mësohet se është ekzekutuar në një lokal që i përkiste të afërmve të tij, i cili ndodhej në katin e dytë, teksa ishte duke pirë kafe.

Autori i vrasjes ka qenë i maskuar, është ngjitur në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, në katin e dytë dhe nga një distancë e afërt ka qëlluar Hidën me breshëri kallashnikovi. Më pas ai është larguar me një automjet nëpër lagje, në rrugicat e qytetit. Policia deklaron se atentatorët kanë qenë dy persona të cilët janë larguar me një automjet tip "Fiat".

Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes. Policia ka rrethuar zonën dhe është vënë në ndjekje të autorëve të krimit. Sa i përket viktimës, Besmir Hida, mësohet se ishte grumbullues makinash të përdorura në Lushnjë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lagjen "Skënder Libohova".

Burime për MAPO bëjnë me dije se në zonën e "Morrit", siç njihet në Lushnjë, viktima ka pasur një dyqan. Në momentin e vrasjes dëshmitarë që kanë qenë aty deklarojnë se të afërmit e viktimës (nipat) ishin të tronditur dhe po largoheshin me të shpejtë nga lagja.

Njoftimi i policisë

“Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.

Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes”, deklaron policia.

LEXO EDHE:

https://gazetamapo.al/vrasja-ne-lushnje-gjendet-e-djegur-makina-e-autoreve/

https://gazetamapo.al/lushnje-dy-vite-me-pare-hides-i-vrane-nipin-tritol-edhe-ne-makine/

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH