Aktualitet

Luan Rama në krah të Kryemadhit: Janë përpjekur të na përçajnë

               Publikuar në : 11:55 - 17/04/21 liberale

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shfaqur këtë të shtunë në Vlorë në krah të Luan Ramës, kandidati që mban nr. 1 në listat e kësaj force politike në këtë qark.

Ka qenë pikërisht Luan Rama që mbajti fjalën hyrëse të takimit elektoral, duke theksuar se “sot jemi të gjithë bashkë për fitoren e LSI”-së.
Monika

“E nderuar kryetare e LSI-së Monika Kryemadhi, mirë se ke ardhur në Vlorë, dhe ne jemi sot të gjithë bashkë, me zemër e me shpirt të vendosur për fitoren e LSI-së. Jam më i emocionuari nga të gjitha. Jam sot bashkë me ju për të konfirmuar një punë të jashtëzakonshme, me pasion e vendosmëri që kemi bërë në 7 muaj për ta ringritur LSI-në nga e para me djem e vajza të mrekullueshme. Jam këtu për të konfirmuar se e gjithë lista është mishërimi i kohezionit shoqëror, dhe mbi të gjitha i pasionit për ti shërbyer Vlorës dhe Shqipërisë, vetëm me synimin që Shqipëria është e para. Jam njëri nga 12 emrat, i barabartë mes të barabartëve në listën e LSI”, tha Luan Rama.

“Na kanë sulmuar, na kanë përgojuar, janë përpjekur të na poshtërojnë e përçajnë por nuk ia kanë dalë dhe nuk do ia dalin sepse LSI nuk është parti emrash, është parti zemrash”, theksoi ai.

Sjellim në vëmendje që së fundmi ka pasur aludime për një përplasje në radhët e LSI-së, ku ishte i përfshirë edhe Luan Rama.

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back