Aktualitet

Lidhi gruan shtatzënë dhe i vrau bashkëshortin, arrestohet në Francë shqiptari

Shkruar nga Liberale
Lidhi gruan shtatzënë dhe i vrau bashkëshortin, arrestohet

Kapet në Francë një shqiptar i kërkuar për vrasje në Greqi. Shqiptari 35-vjeçar është kapur nga bashkëpunimi i Europol me Policinë greke. Ai akuzohet si autor i vrasjes së një 30-vjeçari sirian në 16 maj 2010 në sy të bashkëshortes së tij shtatzënë.

Ngjarja atëherë ndodhi në një banese në Pefki ndërsa bashkëpunëtori i tij, një shqiptar 24 vjeç u arrestua në 2 korrik 2010 në Karditsa. Dy shqiptarët kishin hyrë në banesën në Pefki dhe pasi kishin lidhur gruan shtatzënë, kishin grabitur para dhe bizhuteri dhe në fund kishin qëlluar me armë në kokë bashkëshortin e saj sirian.

Dy shqiptarët u akuzuan edhe për një grabitje me armë në 23 prill 2010 në një banesë në Marusi, ku lidhën çiftin dhe grabitën bizhuteri dhe çelësat e makinës së tyre, me të cilën edhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Shqiptarët dyshoheshin për një sërë grabitjesh në orët e natës dhe policia i konsideronte tepër të rrezikshëm për shkak të ashpërsisë dhe dhunës gjatë grabitjeve.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH