Thuhet se yjet ndikojnë në shumë aspekte të jetës sonë edhe në mënyrën si puthim. Prandaj, ndonjëherë kemi më shumë kimi me dikë dhe më pak me dikë tjetër. Ja si puth secila shenjë e horoskopit:
Dashi: Jep puthje të ëmbla dhe i preferon më shumë se puthjet e thella.
Demi: E merr me ngadalë dhe me shumë pasion. Puthja është e rëndësishme për të.
Binjakët: Puthin shumë mirë, por vetëm kur janë në humor. Kur nuk janë, nuk puthin fare.
Gaforrja: Mund të puthë partnerin pa fund për ta është një shprehje e thellë dashurie.
Luani: Jep puthje të mëngjesit dhe natës së mirë me shumë dashuri. E sheh puthjen si diçka shumë të rëndësishme.
Virgjëresha: Puth natyrshëm dhe pa shumë mendim – vetëm kur ndjen.
Peshorja: Puth me pasion, por vetëm kur është në një vend privat.
Akrepi: Puth kudo me pasion të fortë. Madje dëshiron të ndiejë që partneri e adhuron plotësisht.
Shigjetari: Puth me vetëbesim. Për të, puthja tregon sa i veçantë është.
Bricjapi: Nuk është shumë i dhënë pas puthjes, përveç kur është pjesë e intimitetit fizik.
Ujori: Preferon të puthë në faqe dhe në ballë më shumë për afeksion se pasion.
Peshqit: Puth më mirë se të gjithë. Puthja e tij është si një përqafim i shpirtit.