Letërsi

Leteratura hapet me: Asgjë nuk ndryshon, asgjë nuk përsëritet

Shkruar nga Liberale
Leteratura hapet me: Asgjë nuk ndryshon, asgjë nuk

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo e hënë letrare hapet me titullin: "Asgjë nuk ndryshon, asgjë nuk përsëritet", mbi romanin “Tre divorcet e zotit Viktor N.”, të shkrimtarit Rudolf Marku.

"Ai nuk do të ndjente kurrgjë, veçse hiçin e madh, asgjënë, harresën. Dhe ky është, “divorci” më i madh, ai më tragjiku, divorci me të tërën, me shoqërinë, me vetë jetën. Varfëria e këtyre njerëzve i duket Viktorit si ajo masa e akullt që e ka mbështjellë me kujdes dhe nuk e ka lënë të prishet mirësinë.", shkruan Josif Papagjoni.

Më pas do të gjeni një Esse nga Pol Milo me titull: "Në kërkim të kokës së humbur", meditimi i një statuje pa kokë.

"Nëse mbi tokë nuk do të kishin humbur kockat e dinozaurëve, nuk do të kishin humbur as kokat e statujave", shkruan autori.

E më pas në rubrikën “Rock- rrëmujë” do gjeni shkrimin e Loer Kume me titull: "Unë dëgjoj Sirenat".

"Një letërsi e tillë bën një urë kalimi të fuqishme me letërsinë e llojit Allende, e na vjen me letërsinë e femrave shkrimtare.", shkruan ai.

Dhe për ta mbyllur me Recensë nga Fatmir Minguli me titull "Midis qiellores, natyrës dhe mendimit", ( Përsiatje për librin “Lus tokën” të autores Teuta Dhima).

"Ajo i lutet tokës duke mbajtur qiellin mbi krye dhe i shëtit mendimet mes një harmonie, ku e padukshmja është më e fortë se e dukshmja", shkruan ai. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH