Aktualitet

Kryemadhi-Ramës: Përgjigju për 5 pikat, pastaj eja e takohu me ne

Shkruar nga Liberale

Kryetarja e Lëvizijes Socilaiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi ka deklaruar se platforma e përpiluar nga forcat politike të opozitës së bashkuar joparlamentare, i jep fund krizës politike që ka ngërthyer vendin prej kohësh.

Në një dalje për mediat, Kryemadhi është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të plotësojë 5 pikat e platformës së PD-së, në përgjigje të ftesës së kreut të ekzekutivit, i cili ka thënë se është i gatshëm të shkojë deri në selinë blu për uljen në dialog me opozitën.

“Është një strukturë që thotë që palë nga mazhoranca, një palë nga opozita dhe një nga të huajt. E gjithë kjo strukturë, pra të gjitha ato 9 kushte janë kushte të domosdoshme që nxjerr vendin nga kriza. Zoti Basha nuk përfaqëson vetëm PD-në, përfaqëson vetëm opozitën. Ne kemi vazhdojmë axhendën tonë. Rama kërkon të ruajë vetëm kokën e tij. 9 kushtet e Gjermanisë do të pasohen nga kushtet e vendeve të tjera. Le të vijë ai te PD-ja, ne i kemi çuar 5 kushtet, le të vijë të takohet me ne se ai është edhe humorist, se këto kohë kemi ngelur edhe pa humoristë”, tha për mediat Kryemadhi.

Më herët ditën e sotme, kreu i PD-së mblodhi aleatët në seli, ku u shpalosën edhe 5 pikat për zgjidhjen e krizës në vend, të cilat i janë dorëzuar dhe kryeministrit Rama. Basha i përcolli edhe një mesazh të tërthortë kreut të qeverisë, duke u shprehur se nëse nuk e zbaton planin e PD-së për Reformën Zgjedhore, realizimi i të cilës është vendosur si kusht nga Bundestagu gjerman për çeljen e negociatave të anëtarësimt në BE, është mirë “të hapë krahun”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH