
Një tjetër krim ka ndodhur në familje në Peshkopi, por fatmirësisht ka përfunduar pa viktima. Ngjarja ka ndodhur në Peshkopi, ku xhaxhai ka plagosur me thikë nipin e tij, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë me dije se shtetasi A.T, 47 vjeç, për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç.
Qytetarët në vendngjarje kanë njoftuar policinë, e cila ka arritur të parandalojë përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa është vënë në pranga autori.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen. Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme./Gazeta Liberale