Aktualitet

Komisioni i Venecias kritika qeverisë për ligjin e pronave: I pasaktë

Shkruar nga Liberale
Komisioni i Venecias kritika qeverisë për ligjin e pronave: I

Komisioni i Venecias nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë, sa i përket ligjit të pronave.

Në opinionin e bërë publik, thuhet se ky ligj është i paqartë dhe me mungesë saktësie.

Projektligji në versionin e tij aktual nuk ka qartësi dhe saktësi për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë që i njeh Këshillit të Ministrave, mungesa e hapave themelore procedural dhe afatet e përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve.

Ekziston një rrezik i lartë që projektligji mund të ngre çështje të pajtueshmërisë me nenin 1 të Protokollit të Parë të KEDNJ, si dhe me Kushtetutën shqiptare.

Në veçanti nenet 7 dhe 9 të projektligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta dhe për këtë arsye paraqesin një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut”, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH