Ëmbëlsira e ngrirë, e quajtur byakuya, "nata e bardhë" në japonisht, aktualisht po kushton 880,000 jen (6,380 dollarë), duke e bërë atë zyrtarisht akulloren më të shtrenjtë në botë, sipas Rekordeve Botërore Guinness.
Marka japoneze e akullores Cellato e quan 'natën e bardhë' një xhelato në faqen e saj të internetit dhe emri është një aluzion i origjinës së saj italiane.
Me burim ekskluzivisht nga Alba, shtëpia e asaj që shumë e konsiderojnë tartufin e bardhë më të mirë në Itali – vetëm ky përbërës mund të grumbullojë deri në dy milionë jen (14,500 dollarë) për kilogram, thuhet në një artikull të botuar në faqen e rekordeve botërore Guinness javën e kaluar.
Akullorja mbulohet me një gjethe ari të ngrënshme, dy lloje djathi dhe "Sake kasu", një përbërës i gatimi në Japoni.
"Na u deshën mbi 1.5 vjet për ta zhvilluar, me shumë prova dhe gabime për të marrë shijen e duhur," tha një përfaqësues nga kompania për Guinness World Records më herët.
Kompania tha se misioni i saj nuk është vetëm për të bërë ëmbëlsira të shtrenjta, por për të krijuar një aventurë kulinare që bashkon përbërësit evropianë dhe ushqimet tradicionale japoneze.
Për këtë, ajo solli Tadayoshi Yamada, kryekuzhinierin në RiVi, një restorant me bazë në Osaka i njohur për kuzhinën e tij të përzier francezo-japoneze, për të drejtuar projektin, sipas Rekordeve Botërore Guinness.