Politikë

'Këtë kupë të “çmendur” bote!', Kryeministri Rama, mesazh Mesit me shokë

Shkruar nga Liberale
'Këtë kupë të “çmendur” bote!',

 

Ka pasur reagime të shumta, pas fitores së Argjentinës, në finale të Kupës së Botës.

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren e Argjentinës në Botëror. Kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook një fotografi të Messit me Maradonën teksa ka shkruar: Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell”.

Argjentina triumfoi duke mundur Francën me penallti, në një finale emocionuese – ndër më të bukurat në histori. Argjentina ka fituar Kupën e Botës 2022 për herë të tretën herë në histori, pas 36 vitesh. Për Messin ishte trofeu që i mungonte.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH