Aktualitet

Kam komunikim me Korab Litën/ Hajdari: S’kemi më debate brenda grupit

               Publikuar në : 19:07 - 02/11/19 liberale

Deputetja Rudina Hajdari ka folur në lidhje me debatet që kohët e fundit janë zhvilluar brenda grupit. Gjatë një interviste televizive, Hajdari shprehet se debatet mund të ishin shmangur , pasi të gjithë ata kanë një kauzë të përbashkët si opozitë parlamentare.

Duke komentuar zërat, për debate mes grupit në mbledhjen e zhvilluar për reformën zgjedhore, Hajdari tha se për këtë çështje është e vetmja që të gjithë brenda grupit demokrat janë dakord me njëri tjetrin dhe nuk ka asnjë debat.

Ndërkohë, deputetja është pyetur dhe për marrëdhënien e saj më deputetin Korab Lita. Ajo ka thënë se mes tyre nuk ka më debate.

“Patjetër që kemi komunikim, por unë nuk mund të parashikoj se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Unë mund të them nga ana ime që nga ana ime nuk do të ketë absolutisht asnjë lloj debati.” theksoi Hajdari.

Pjesë nga intervista

Ajo çfarë ka ndodhur brenda grupit demokrat mendoj ishte një problem që mund të ishte evituar shumë kollaj, sepse nuk është e nevojshme që ne të kemi këshu përballjesh. Mendoj se jemi një grup që kemi një kauzë të përbashkët dhe mundohemi të bashkërendojmë të gjitha objektivat tonë edhe me grupet e tjera parlamentare në opozitë. Ishte një gjë që mund të shmangej, por gjithësesi ajo u nda me publikun dhe ne u munduam ta zgjidhim sa më drejt për të gjithë. Shumë natyrshëm deputetë të tjerë shprehën dëshirën për t’ju bashkuar grupit demokrat dhe kjo tregon se jemi një grup që kemi goxha mbështetje dhe një grup që po forcohet akoma më shumë. Ky konflikt mendoj se është sheshuar tani dhe ne do vijojmë punën tonë me të gjitha gjërat që kemi marrë përsipër brenda Kuvendit. Nuk ka debate mbi këtë temë. Jemi shumë të vendosur të kemi dy procese paralele, pra të kemi propozimet konkrete për ndryshimin e sistemit dhe të shqyrtojmë me detaje e të shikojmë çfarë propozimesh na kanë dhënë ekspertët për implementimin e rekomandimeve te OSBE/ODIHR. Drafti i parë ishte një draft paraprak dhe i pjesshëm dhe mbi këtë draft ne diskutuam këto pika, por nuk kishte debat mbi këtë gjë, sepse ne jemi goxha të hapur sa i përket rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Këto rekomandime kanë ardhur ndër vite. Kemi një raport normal, por nuk kam pse të fsheh faktin që kemi patur debate me njëri tjetrin, janë gjëra krejt normale.Ne Jemi një grup që kemi ardhur nga një listë që pak a shumë kemi dalë kundër frymës së partisë sonë edhe kjo tregon që kemi karakter të fortë. Por mendoj se deputetët që janë në Kuvend të grupit demokrat më kanë zgjedhur që t’i përfaqësoj që prej fillimit. Ata shprehën vetë dëshirën e tyre për të më caktuar si kryetare të grupit parlamentar. Ishte dëshira e tyre dhe unë në asnjë moment nuk e shpreha një ambicie të tillë. Dhe gjatë kësaj periudhe patjetër që kam patur ngarkesë etj. Por nga ana tjetër jam munduar t’i takoj dhe t’i përfaqësoj ashtu siç ata kanë patur nevojë dhe siç ata e meritojnë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back