Sport

Java e parë nis me spektakël, Tirana i ngrin “buzëqeshjen” Dinamos së Di Biagios

Shkruar nga Liberale
Java e parë nis me spektakël, Tirana i ngrin

Në “Elbasan Arena” ngriti siparin sezoni me kryendeshjen mes Dinamos e Tiranës ku blutë e Di Biagio-s nuk arritën të merrnin pikë edhe pse kryesuan dy herë. 3-2 për Tiranën në fund të 90 minutave ku skuadrat reflektuan lodhje edhe për shkak të faktit që kjo ishte vetëm sfida e parë zyrtare.

Ndeshje e bukur në fushën e blertë ku organizatorët e nisëm me një gol të Kaçorrit i cili dha një shkëndijë të rëndësishme. Gjithsesi Tirana nuk e humbi busullën dhe Abazaj ishte frymëzues i aksioneve duke dhuruar një top të artë për Hilën që barazoi shifrat dhe i dërgoi skuadrat në dhomën e zhveshjes në paqe.

Gjithsesi, në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Di Biagio mori masat dhe pa më shumë nga sulmi e në minutën e 55 Hoxhallari e largoi toin me dorë në këndore dhe sistemi VAR e dënoi duke i dhënë një penallti Dinamos që Denisson nuk e gaboi.

Gjithsesi, në krahun tjetër Prodani bëri një gabim me kontaktin ndaj Hasanit dhe pas konsultimit të kryesorit me sistemin VAR, u akordua penallti për Tiranën që u transformua në gol nga Liridon Latifi.

Në fund, Juxhin Xhaja akordoi një tjetër 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonën e Dinamos dhe Hasani nuk zhgënjeu, 3-2 për Tiranën që arriti një sukses shumë të rëndësishëm dhe i shkaktoi një humbje të papritur Dinamos që në mënyrë të pamerituar doli me zero pikë nga kjo sfidë.

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH