Sport

Izmir Smajlaj shpallet kampion i Ballkanit

Shkruar nga Liberale
Izmir Smajlaj shpallet kampion i Ballkanit

Izmir Smajlaj është shpallur sërish kampion i Ballkanit në salla të mbyllura. Atleti i njohur shqiptar i kërcimit së gjati tregoi edhe një herë cilësitë e tij në garën e zhvilluar këtë të shtunë në Stamboll.

Smajlaj kërceu 7 metra e 91 centimetra duke kaluar të gjithë kundërshtarët.

Sportisti tjetër shqiptar Franko Burraj mori medalje argjendi në 400 metra, duke u shpallur nënkampion i Ballkanit me kohën 47 sekonda.

Të dy atletët do të marrin pjesë në Mitingun e Beogradit pas pak ditësh, ndërsa në fillim të Marsit do të garojnë në Kampionatin Europian në Poloni.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH