Aktualitet

Italia fiton "Eurovision 2021"

Shkruar nga Liberale
Italia fiton "Eurovision 2021"

Italia ështe fituesja e “Eurovision 2021”.

Grupi i rokut "Måneskin" me këngën  “Zitti E Buoni” arriti të grumbullojë 524 pike, duke kaluar Francën dhe Zvicrën.

Ishte vota e publikut ajo që përmbysi rezultatin duke i dhënë Italisë vendin e parë në garë. ‘Rock n’roll nuk vdes kurrë’ ishin fjalët e para të grupit italian ndërsa ngjitej në skenë për të ngritur trofeun.

Franca mori 499 pikë, ndërsa Zvicra që përfaqësohej nga shqiptari "Gjon’s Tears"  432 pike.

Edhe pse "Gjon’s Tears"  mori vlerësimin maksimal nga juria profesioniste, nuk siguroi shumicën e votave te publikut.

Ndërsa këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri u rendit e 21-ta duke grumbulluar 57 pikë, 22 nga juria dhe 35 nga publiku. Katër janë shtetet, të cilat votuan për vendin tone, ndërsa Malta na vlerësoi maksimalisht duke na dhënë 12 pikë.

PIKËT PËR SHQIPËRINË

San Marino 2 pikë

Malta 12 pikë

Danimarka 7 pikë

Holanda 1 pikë

PIKËT NGA PUBLIKU 35

Pas performancës në natën finale, Anxhela Peristeri u shpreh: “Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time“.

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH