Ish-kryetari i Partisë Socialiste të Devollit, Shkëlqim Cane është bashkuar ditën e sotme me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Gjatë aktivitetit të LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi ka deklaruar se shumë socialistë do bashkohen me partinë që ajo drejton.
“Mos u shqetësoni se dhe unë në PS kam qenë! E kam filluar në PS, jam rritur në PS, por kur e grabisin shtëpinë pastaj, do duhet të ndërtosh shtëpinë e re më të fortë se ajo që është shkatërruar!”, tha Kryemadhi.