Showbiz

VIDEO/ 23 vjeçarja qëllohet për vdekje vetëm pak orë pasi postoi statusin, 'vendosa të qëndroj larg bandave'

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ 23 vjeçarja qëllohet për vdekje vetëm pak orë

Nën akuzë një trafikant i cili besohet se ishte i tërbuar ngaqë ajo merrte dhurata nga ndjekësit në rrjetet sociale

Një influencuese meksikane e bukurisë, e cila u qëllua brutalisht ndërsa po transmetonte “live”, dyshohet se kishte qenë në një lidhje me një vrasës famëkeq, i akuzuar për vrasjen e një tjetwr vajze nga bota e spektaklit.

VIDEO kur Valeria Marquez, 23 vjeçe, u vra të martën nga një vrasës i maskuar, ndërsa transmetonte drejtpërdrejt nga salloni i saj i bukurisë në Zapopan, në shtetin perëndimor meksikan të Jaliscos.

VIDEO/ 23 vjeçarja qëllohet për vdekje vetëm pak orë

Një udhëheqës i frikshëm i kartelit i quajtur 'Doble R' është identifikuar si i dyshuari kryesor në vrasjen e Valerias, raportoi gazeta meksikane El Heraldo. Raportet e mediave lokale thonë se ai kishte qenë në një lidhje me TikToker-en për disa muaj dhe u tërbua kur ajo mori dhurata të shtrenjta nga ndjekësit në internet.

VIDEO/ 23 vjeçarja qëllohet për vdekje vetëm pak orë

Ai thuhet se është i përfshirë me një grupim të dhunshëm të kartelit Jalisco Nueva Generacion - i konsideruar të jetë një nga organizatat kriminale më të fuqishme të Meksikës.

'Doble R' ka një histori të gjatë kriminale që daton që nga viti 2012, përfshirë dyshimet në vrasjen e modeles venezueliane Daisy Ferrer Arenas, trupi i së cilës u gjet në një kanal të ujërave të zeza në Guadalajara.

Ai akuzohet gjithashtu për urdhërimin e vrasjes së një influencuesi tjetër, Juan Luis Lagunas, e njohur si 'El Pirata de Culiacan'.

 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH