Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Orleans, ku 11 të burgosur janë arratisur nga një burg i qytetit. Policia lokale njoftoi se arratisja ndodhi herët në mëngjes dhe autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimin për kapjen e tyre.
Oficeri i policisë, Christopher Goody, deklaroi në një konferencë për shtyp se të gjithë personat që janë arratisur konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm. Ai paralajmëroi qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos i afrohen nëse i shohin.
Njëri prej të arratisurve është arrestuar në qendrën historike të qytetit, sipas Policisë Shtetërore të Luizianës. Megjithatë, kërkimi për të tjerët vazhdon.
Mediat lokale bëjnë me dije se disa nga të arratisurit janë të akuzuar për vrasje, çka e bën situatën edhe më serioze. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e tyre.