Aktualitet

I bie një objekt i fortë nga kati i dytë, ndërron jetë punëtori në Prizren

Shkruar nga Liberale
I bie një objekt i fortë nga kati i dytë, ndërron jetë

Një punëtor në Prizren ndërroi jetë, pasi i ra në kokë një pako me qeramika në vendin e punës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se personi ka vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marra.

“Sipas hetimeve të para thuhet se nga ballkoni i katit të dytë i ka rënë një pako me qeramika në kokë. Personi ka vdekur në QKUK për shkak të plagëve të marra në vendin e punës. Rasti ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren”, tha Gashi.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH