Aktori dhe njëkohësisht modeli grek, Giannis Spaliaras ka kujtuar disa nga momentet më të sikletshme që ka përjetuar, me njerëzit që e takojnë në rrugë dhe fansat.
Ylli televiziv rrëfeu në një intervistë për revistën “Epo”, një nga skenat më të pakëndshme me të cilat është përballur, kur një vajzë iu afrua për të bërë foto dhe i preku organet gjenitale në mënyrë të pahijshme.
“Kanë ndodhur disa incidente. Ajo që mbaj mend fort ishte kur një vajzë m'u afrua për të bërë një foto me mua. Befas teksa erdhi të pozonte pranë meje, më goditi me grusht në organet gjenitale.
Vërtet u ndjeva shumë në siklet dhe nuk e prisja fare. Në atë kohë mbeta me akullore. Pastaj pyesja veten a ndodhi ky incident? E megjithatë kishte ndodhur! Dhe në Londër gjithashtu më kanë ndodhur incidente të tilla nga burrat. Aty njerëzit janë më të çliruar, ju turren në çdo moment”, tha ai për revistën "Epo".