Aktualitet

Greqia voton për Parlamentin e ri, 9.8 milionë persona kanë të drejtën e votës

Shkruar nga Liberale
Greqia voton për Parlamentin e ri, 9.8 milionë persona kanë

Greqia është sot në votime, prej të cilave do të përcaktohet Parlamenti i ri. Qendrat e votimit janë hapur nga ora 07:00 e mëngjesit.

Rreth 9.8 milionë zgjedhës janë të regjistruar në listat zgjedhore, nga të cilët të drejtën e votës për herë të parë kanë gati 400 mijë zgjedhës të rinj.

Për herë të parë, ata që jetojnë jashtë Greqiaë, kanë pasur mundësinë e votimit. Ditën e shtunë, në gati 35 shtete janë ngritur njësi zgjedhore në mënyrë që të votonin të gjithë ata që ishin të regjistruar në listat e posaçme zgjedhore të huaja.

Të drejtë vote kanë qytetarët që mbushin 17 vjeç brenda vitit 2023 dhe janë regjistruar në listat zgjedhore të bashkive.

Bazuar në Kushtetutë dhe legjislacionin zgjedhor, ushtrimi i të drejtës së votës është i detyrueshëm. Përjashtohen nga detyrimi ata mbi 70 vjeç, ata që do të jenë jashtë vendit ditën e votimit, ata që nuk mund të lëvizin për arsye shëndetësore dhe zgjedhësit që janë regjistruar në listat e posaçme zgjedhore për heterorezidentët, por nuk është ngritur qendra votimi për shkak të mosplotësimit të numrit prej të paktën 40 zgjedhësve jorezidentë të së njëjtës zonë zgjedhore bazë.

Si identifikohen votuesit

Zgjedhësit duhet të kenë me vete kartën e identitetit ose certifikatën e përkohshme përkatëse nga organi kompetent ose pasaportën ose patentën e shoferit ose librezën individuale shëndetësore të të gjitha fondeve të sigurimit. Vihet re se janë të pranueshme edhe kartat e identitetit të “prera” dhe pasaportat e skaduara.

Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00, ndërsa në ato qendra votimi ku deri në atë orë ka ende radhë zgjedhësish, ekziston mundësia e zgjatjes së procesit zgjedhor deri në dy orë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH