Aktualitet

Goditet grupi kriminal që kultivonte dhe shiste lënë narkotike, 8 persona në pranga, 5 të tjerë në kërkim

Shkruar nga Liberale
Goditet grupi kriminal që kultivonte dhe shiste lënë narkotike, 8

Tetë persona kanë përfunduar në pranga e pesë të tjerë janë shpallur në kërkim. Të gjithë kanë qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për kryerjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe shitjes së narkotikëve.

Megaoperacioni i koduar “Radio-ndërlidhja” është kryer nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, FNSH Tiranë dhe dvp-të Tiranë dhe Durrës, pas një hetimi intensiv trevjeçar, të drejtuar nga SPAK.

Si rezultat i hetimeve intensive, proaktive, të zhvilluara për një periudhë trevjeçare, në drejtimin e SPAK  ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 8 shtetas, konkretisht:

-L. (L.) A., 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

– S. V., 73 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-S. Sh., 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-V. T., 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-A. P., 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Xh. Z., 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Sh. I., 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-A. P., 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Radio-ndërlidhja”, janë shpallur në kërkim 5 shtetas, konkretisht:

-B. S. (X.), 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-A. D., 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-E. X., 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-A. A., 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-H. M., 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH