Aktualitet

Gjykata pushon një nga procedimet për protestat e Unazës së Re

Shkruar nga Liberale
Gjykata pushon një nga procedimet për protestat e Unazës së

Gjykata e Tiranës ka pushuar një nga procedimet për protestat e kryera në Unazën e Re. Ishte vetë Prokuroria që solli në gjykatë kërkesën e pushimit të hetimeve për organizim dhe tubim të paligjshëm.

I proceduar ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Në përfundim të seancës, Balliu tha se çështja u pushua pasi nuk ka prova

“Sot vijnë dhe thonë që pushojmë çështjen, sepse s’kanë prova, por këta nuk është se ‘ prova për këtë çështje, por nuk kanë prova për asnjë çështje, që të kesh prova duhet të ketë krim. Këtu krim nuk ka. Rama ka ushtruar dhunë ndaj banorëve të unazës. Pse nuk ka një hetim për Salillarin”, tha Balliu.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH