Aktualitet

Gjykata mbylli dosjen e CEZ, Kuvendi çon në apel vendimin

Shkruar nga Liberale
Gjykata mbylli dosjen e CEZ, Kuvendi çon në apel vendimin

Kuvendi i Shqipërisë ka apeluar vendimin për mbylljen e dosjes CEZ, që u mor nga gjyqtari Lazër Sallaku në datë 24 janar të këtij viti.

Kuvendi i përfaqësuar nga Taulant Balla, kryetar i grupit të PS-së, depozitoi ankimimin.

"Ndryshe nga sa rezultoi gjatë shqyrtimit gjyqësor ku u provua se nga e prokurorëve nuk janë pyetur persona të cilëve u atribuohet vepra penale. Mos vlerësimi i këtyre konstatimeve nga gjykata gjatë shqyrtimit gjyqësor çoi gjykatën në vendimin e datës 24 janar 2020.

Kuvendi i kërkon gjykatës së Apelit të kthejë cështjen në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë për të kryer veprimet hetimore të shpjeguara në këtë ankim të cilat janë të domosdoshme për të arritur në një konkluzion ligjor dhe objektiv në lidhje me veprat penale të kallëzuara nga Kuvendi dhe autorët e tyre", thuhet në ankim.

Hetimet për procedurën e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania çeke 'CEZ' në vitin 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën në vitin 2016, duke dërguar përpara organit të akuzës një numër të lartë zyrtarësh të cilët u morën në pyetje, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.

[gallery columns="1" size="full" ids="1122521,1122520"]

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH