Aktualitet

Gjendet e vdekur amerikania në Shkodër

Shkruar nga Liberale
Gjendet e vdekur amerikania në Shkodër

Një 36-vjeçare e identifikuar me inicialet A. N banuese në SHBA është gjetur e vdekur në Shkodër. Në njoftimin e policisë bëhet me dije s e e reja është gjetur e vdekur nga nëna e saj dhe në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH