Në Samitin e Komunitetit Politik Europian, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zeknsky tha vendi i tij e ka të nevojshme arritjen e një armëpushimi dhe paqeje.
Zelensky shtoi se ai shkoi në Stamboll për të arritur një marrëveshje me Presidentin rus, Vladimir Putin, por ky i undit nuk ra dakord.
“Faleminderit Shqipërisë që na keni mirëpritur sot, jo vetëm një vend i bukur, por në vend që beson dhe punon për të shkuar në Europë. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës të përfundojë në mënyrë të shpejtë, Ukraina ka nevojë për paqen. Ne morën disa hapa të rëndësishëm për të mbyllur luftën. Unë isha i gatshëm, isha dje në Ankara për të mundur për të zgjidhur këtë çështje të rëndësishme, por Putin nuk ra dakord për asgjë. Delegacioni dukej që ishte shumë i ulët.
Përparësia jonë numër një është që të ketë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar, të krijohet një bazë e duhur për diplomacinë. Putin vazhdon të minojë diplomacinë. Duhet të arrijmë një rezultat. Rusia dërgoi të njëjtët njerëz si në vitin 2022, bëjnë shumë deklarata , por nuk kanë arritur asgjë dhe bënë çdo gjë. Nuk jemi ne ata që po minojmë këto negociatat, por janë rusët. Rustë po bëjnë thjesht teatër”, tha Volodymyr Zeknsky.